Real Madridi ka triumfuar 3-2 përballë Leganes në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit ne nje ndeshje aspak te lehte dhe te vendosur nga nje sulmues 20 vjeçar i therritur nga ekipi i dyte, Real Madrid Castilla, qe ka shenuar golin e pare “blancos” ne karriere me ekipin e pare.

GOLI I MODRIC – VIDEO

Pas vetëm 18 minutash lojë, Luka Modric kaloi madrilenët në epërsi me një asistim të Rodrygos. Shtatë minuta më vonë, Endrick realizoi për 2-0, duke shtuar një komoditet në ekipin e tij. Mirëpo, kjo i zuri në befasi, pasi Leganes ngushtoi rezultatin në 2-1, kur Cruz shënoi nga penalltia.

GOLI I ENDRICK – VIDEO

Cruz ishte sërish në listën e golashënuesve, pasi barazoi shifrat në 2-2 nga loja e hapur. Por, Los Blancos falë golit të talentit Gonzalo Garcia (90+3’), ia dolën të kalonin në gjysëmfinale të Kupës së Mbretit.

GOLI I GONZALO GARCIAS – VIDEO

Real Madridi do të mësojë shpjt emrin e kundërshtarit. Shorti për gjysmëfinalet do të hidhet më 12 shkurt 2025, në selinë e RFEF në Las Rozas. Ndeshjet e para luhen midis 25 dhe 27 shkurtit, dhe ndeshjet e kthimit luhen midis 1 dhe 3 prill 2025.

Ndërsa në La Liga do të ketë punë me Atletico Madridin, më pas me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.

 

The post (VIDEO) Real Madrid i falet talentit të Akademisë dhe kalon me vuajtje Leganes! Gjysmëfinalja me short appeared first on Telesport.