Real Madridi është skuadra e cila do të luajë finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës këtë fundjavë. Skuadra e Çabi Alonsos ka triumfuar në derbin përballë Atletikos me shifrat 2-1 duke siguruar praninë në ndeshjen për trofeun.

Ndeshja e luajtur në Xhedah të Arabisë Saudite nisi me një gol shumë të shpejtë të Valverdes me një goditje dënimi spektakolare, që i dha avantazhin “los blancos” që në minutën e dytë dhe ia bëri më të thjeshtë ndeshjen. Ata mbajtën larg portës kundërshtarët, duke thumbuar me kundërsulme, ndërsa Kurtua bëri disa pritje për të ruajtur avantazhin në pjesën e parë.

Në të dytën, një pasim perfekt i Valverdes gjeti Rodrigon i cili shënoi edhe golin e dytë. Por Sorloith shumë shpejt tundi rrjetën për të lënë gjithçka të hapur deri në fund, ku Atletiko sulmoi me forca të shumta, por pa arritur të shënonte përsëri.

Kësisoj, Reali shkon në finale, ku përballë do të ketë rivalët e përhershëm të Barcelonës, në një ndeshje që pritet të dhurojë shumë luftë e spektakël.

The post VIDEO / Reali mund Atletikon, siguron finalen e Superkupës ndaj Barcelonës appeared first on Alsat.