Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, kampion bote në fuqi në MotoGP, pësoi një aksident të rëndë në pistën e Le Mansh. Ai pati një përplasje të keqe në xhiron e fundit të garës sprint, teksa garonte për vendin e shtatë.
Marquez jo vetëm pësoi një përplasje të fortë, por gati u shtyp nga motori i tij i shkatërruar. Në fund, ai arriti të ngrihej në këmbë dhe shkoi në garazhin e tij me dhimbje dhe nuk mundi ta ulte këmbën e djathtë, e cila goditi asfaltin më me dhunë.
Ai u dërgua më pas në qendrën mjekësore për një skanim me rrezet X të këmbës së tij të dëmtuar. Rezultatet zbuluan një frakturë të metatarsalit të pestë. Ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Spanjolli, gjithashtu do t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr një vidë nga shpatulla e djathtë. Ai padyshim që do të humbasë garën e së dielës në Francë, por edhe atë në Katalunjë më 17 maj.
The post Video/ Rrëzim i frikshëm dhe me pasoja për kampionin e botës, do të operohet dhe rrezikon sezonin appeared first on Telesport.
