Kilian Mbape nuk ka mundur të bëhet protagonist në fushën e lojës në ndeshjen mes Realit dhe Barcelonës në Superkupën e Spanjës, por është bërë pas saj. Një veprim i sulmuesit francez po hap shumë diskutime në rrjet.
Kur nisi ceremonia e medaljeve, lojtarët e Barcelonës u rreshtuan dhe bënë “tunelin” për futbollistët e Realit që kaluan dhe morën ato të vendit të dytë. Më pas, disa lojtarë madrilenë u bënë gati që t’i kthenin “respektin” lojtarëve katalanas.
Por Mbape u pa qartë teksa udhëzonte shokët e ekipit që të largoheshin, duke mos i lënë ata që të bënin të njëjtin nderim ndaj fituesve të ndeshjes.
Një sjellje e turpshme e futbollistit duke pasur parasysh se vetëm pak çaste më parë kishte kaluar ai mes duartrokitjeve të rivaleve.
The post VIDEO / Sjellja e turpshme e Kilian Mbape-s hap diskutime në Spanjë appeared first on Alsat.
