Copa del Rey hyn në fazën e nxehtë këtë mesjavë do të zhvillohen gjysmëfinalet e turneut. Fillohet menjëherë nga Estadi Olímpic Lluís Companys, ku të martën më 25 shkurt në orën 21:30 Barcelona do të presë në ndeshjen e parë Atlético Madrid të Diego Simeones. Ndeshja e kthimit në Civitas Metropolitano është caktuar të mërkurën më 2 prill në orën 21:30.
Në prag të ndeshjes së shumëpritur kundër Colchoneros të “Cholo” Simeones, trajneri i Barcelonës Hans-Dieter Flick foli në një konferencë për shtyp. Këto janë fjalët e tij:
“Atlético Madrid është një ekip i madh. Ata kanë investuar shumë në merkato, po bëjnë shumë mirë. Ata kanë mbrojtjen më të mirë dhe kanë lojtarë të mëdhenj përpara. Ne do të duhet të japim gjithçka. Do të japim gjithçka në lojë.
Ne duam të tregojmë se çfarë mund të bëjmë. Mentaliteti i skuadrës është i shkëlqyeshëm, siç është qëndrimi i djemve. Dhe atmosfera do të jetë ajo që më pëlqen më së shumti, në veçanti.
Sakaq, tifozeria sot i kishte bere surprize perpara qendres stervitore, duke i dhene nje torte me shenjen 60 qe jane edhe vitet e tij pasi ka festuar pervjetor sot, me qirinj per t’u fryre. Flick e ka vleresuar jashte mase dhe ka ndaluar per foto dhe autografe.
The post (VIDEO) Tifozeria surprizon Hansi Flick për 60 vjetorin. Gjermani flet mbi sfidën ndaj Atleticos: “Kemi mentalitet, por ekipi i Cholos…” appeared first on Telesport.
