Moti gjatë ditës do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë.
Në Shkup gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në -4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë Celsius.
Vijon periudha e motit stabil dhe të thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa të ditës do të jenë në rritje graduale. Për shkak të temperaturave më të larta në pjesët malore shtresa e dëborës gradualisht do të zvogëlohet. Nëpër lugina të veçanta do të ketë paraqitje të mjegullës me temperatura më të ulëta të ditës.
