Bayern Munich dominoi me rastet dhe mbajtjen e topit në ndeshjen kundër Mainz, skuadrën që renditet e fundit në Bundesliga. Megjithatë, bavarezët nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2, duke humbur dy pikë për herë të dytë këtë sezon.
Trajneri i Bayern, Vincent Kompany, nuk e fshehu zhgënjimin e tij, duke treguar mungesën e efikasitetit të skuadrës së tij përpara portës. “Është zhgënjyese pavarësisht kundërshtarit dhe vendit ku e ka. Ne gjithmonë duam të fitojmë. Nuk ia dolëm ta bëjmë këtë dje”.
“Mainz bëri një punë të shkëlqyer me momentet e pakta që pati. Dhe nuk mundëm të bënim diferencën me rastet tona të mëdha siç bëjmë zakonisht. Rezultate të tilla arrihen pas një ndeshjeje të tillë“, tha Kompany.
“Duke i parë gjërat në mënyrë objektive, do të kishte qenë keq nëse nuk do të kishim krijuar asnjë shans dhe do t’u kishim dhuruar shumë. Nuk ishte kështu. Ne shënuam dy gola, por për fat të keq pësuam dy”, shtoi trajneri belg.
Në fund, Vincent Kompany komentoi: “Barazimi është një rezultat fantastik për kundërshtarin por jo për ne. Të jemi të sinqertë, në këtë ndeshje mund të kishim shënuar tre ose katër gola më shumë një ditë tjetër.”
The post Vincent Kompany: I zhgënjyer me barazimin, mund të kishim shënuar tre ose katër gola të tjerë appeared first on Telesport.
