Vinicius nuk e kishte harruar. Para ndeshjes së parë në “Etihad”, tifozët e Manchester Cityt shpalosën një pankartë me Rodrin si fitues të “Topit të Artë” dhe një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj brazilianit: “Mjaft qave”. Tani, sulmuesi i Real Madridit ua ktheu me një postim në Twitter: tre “emoji” OK dhe një fytyrë duke qarë, referencë e qartë ndaj eliminimit të City nga “Los Blancos”.

Pancarta de Rodri en la ida

Pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë, Vinicius ishte pyetur për pankartën dhe u përgjigj: “E pashë, por kur tifozët kundërshtarë bëjnë gjëra të tilla, më japin më shumë forcë për të bërë një ndeshje të madhe. Dhe unë e bëra. Ata e njohin historinë tonë dhe gjithçka që bëjmë në këtë kompeticion”.

Por pas fitores 3-1 në ndeshjen e kthimit, Vinicius shkoi në dhomat e zhveshjes, mori telefonin dhe iu dha një përgjigje të drejtpërdrejtë tifozëve të City. Ironia? Ata, pas humbjes së parë, mohuan se pankarta ishte drejtuar ndaj tij, duke pretenduar se mesazhi ishte për Florentino Pérez.

The post Vinicius i përgjigjet me postim ironik pankartës thumbuese të “Etihad” për… Rodrin appeared first on Telesport.