Vinicius ishte gati për ta humbur derbin e së dielës së ardhshme në “Metropolitano”. Braziliani u qortua për protestën ndaj vendimit të arbitrit për një faull në minutën e 30-të të lojës dhe mori kartonin e verdhë.

Edhe pse i paralajmëruar tashmë (me kartonin e verdhë), në minutën e 90-të, Vinicius vazhdoi të protestonte, këtë herë për 6 minutat e shtuara. Kryesori fillimisht akordoi 5 minuta shtesë, por pas një pauze të shkurtër, në të cilën lojtari brazilian priti të zëvendësohej, koha shtesë u rrit në 6 minuta.

Duke e kuptuar këtë, Vinicius qeshi me ironi, i vetëdijshëm se minuta plus shtesë ishte pjesërisht faji i tij. Kjo sjellje mund t’i kushtonte kartonin e dytë të verdhë (dhe direkt të kuqin), duke humbur derbin e së dielës kundër Atlético Madridit. Kryesori e toleroi në këtë rast, duke mos zbatuar me përpikëri rregulloren, pasi kishte akorduar tashmë 4 kartonë të verdhë për “Los Blancos”.

The post Vinicius nuk korigjohet, rrezikoi në mënyrë foshnjarake kartonin e kuq dhe ta humbiste derbin appeared first on Telesport.