Gazetar: Avni Tahiri
Në qendër të kryeqytetit sot, bëheshin përgatitjet për zbukurimin e sheshit të Shkupit në prag të festave të fund vitit, që pasdite të ndizen dritat festive.
Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, magjia festive po rikthehet në sheshin e kryeqytetit me një program të pasur dhe një ambient të dekoruar. Ndërsa në natën e ndërrimit të viteve do të ketë edhe këngëtarë të estradës, të cilët do të argëtojnë publikun. Sa i përket pjesëmarrjes së këngëtarëve shqiptarë, Gjorgjievski theksoi se në shqip do të performohet vetëm në shfaqet për fëmijë. Ndërsa lidhur me pyetjen se a janë ftuar edhe këngëtarë shqiptarë për të performuar në natën festive, ai nuk dha përgjigje por i ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në shesh, pa dallim.
“Në përgjithësi nga yjet që do të performojnë atë natë nuk ka por mendoj se ka në pjesën e fëmijëve këngëtar shqiptar. MERI1251 (0:15–0:40)”Kjo nuk do të jetë ngjarje e vetme kulturore në Qytetin e Shkupit dhe unë u bëj thirrje që në 31 dhjetor në mbrëmje që të jenë të pranishëm të gjithë qytetarët e Shkupit, pa dallim feje apo kombi pasi është koha që të bashkojmë kryeqytetin dhe janë të mirëseardhur të gjithë si maqedonas, shqiptar, turq, romë vlleh dhe të gjithë që e duan kryeqytetin”, tha Orce Gjorgjievski – Kryetari i Qytetit të Shkupit.
Dekorimi i kryeqytetit do të kushtoje më pak se 70 mijë euro. Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, në natën e Vitit të Ri nuk do të ketë fishekzjarrë. Atmosfera festive do të zgjasë deri me 19 janar kur edhe është festa ortodokse e Ujit të Bekuar. / Alsat.mk
The post Viti i ri/ Në sheshin e Shkupit vendosen dekorimet, ndërsa në natën e ndërrimit të motmoteve pa këngëtarë shqiptarë appeared first on Alsat.
