
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministria e Brendshme.
Për shkak të vizitës, Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të ndërmarrë masa për të vendosur një regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga nëpunësit policorë, me qëllim të sigurimit të rrjedhës së sigurt dhe të pandërprerë të trafikut.
