Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës në janar.
Pas Samitit mes liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Osmani ka thënë se ka marrë konfirmimin nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se masat do të hiqen tërësisht në janar.
“Jo vetëm një pjesë, konfirmimi është marrë për të gjitha masat, një pjesë tani dhe pjesa tjetër në fund të janarit”, ka thënë ajo.
