Dusan Vlahovic ka vendosur të largohet si lojtar i lirë nga Juventus, duke qenë se i përfundon kontrata në qershor dhe nuk ka pranuar të rinovojë me bardhezinjtë.
Sipas asaj që zbulon Sport, përfaqësuesit e Vlahovic kanë pasur kontakte të vazhdueshme me klubin e Barcelonës. Dëshira e sulmuesit serb është të transferohet te katalanasit. Madje, ai është i gatshëm të bëjë një ulje të ndjeshme të rrogës, nga ajo që është paguar deri tani te Juventus, me qëllim të transferohet te Barcelona.
Nga ana tjetër, Hansi Flick dhe drejtuesit e Barcelonës kanë objektiva të tjerë për sulmin, ky synimi kryesor është Julian Alvarez. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e një sulmuesi të dytë pas Alvarez dhe në këtë rast, Vlahovic mund të ishte alternativa e duhur.
The post Vlahovic lë me “gisht në gojë” Juventusin dhe nis kontaktet me klubin e njohur appeared first on Telesport.
