Nga kolaiconi VLEN nëpërmjet një komunikate dërguar mediave bëjnë të ditur se si koalicion ende nuk i kanë ndarë komunat dhe kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale, transmeton TV21. Nga VLEN kërkojnë durim nga mediat dhe qytetarët. Tutje theksojnë se koalicioni është në koordinim të vazhdueshëm dhe opinioni do të njoftohet me kohë për vendimet e koalicionit.
Kumtesa e plotë e koalicionit VLEN.
VLEN: Përmes kësaj komunikate njoftojmë qytetarët dhe të gjithë mediat, që si Koalicion VLEN akoma nuk kemi ndarë komunat e as kandidatët që do të prijnë e fitojnë në komunat shqiptare.
Prandaj, lusim për durim mediat dhe qytetarët për vëmendje që mos të bien pre e spekulimeve të ndryshme.
E kuptojmë interesimin e lartë për këtë çështje të rëndësishme, dhe pikërisht kjo është arsyeja që nuk jemi duke nxituar.
Koalicioni VLEN ka koordinim të vazhdueshëm, andaj për çdo çështje në kohë do të jetë i njoftuar opinioni me vendimet e Koalicionit.
Kujtojmë që, pavarësisht se si do të jetë ndarja e komunave fitoren e kemi të përbashkët gjithandej, çdokund, në çdo komunë!
