Koalicioni në pushtet VLEN dhe opozitarja BDI, si për ta përmbyllur fundjavën e fundit të vitit, i kanë bërë njëra-tjetrës një përmbledhje të ngjarjeve me të cilat akuzojnë për keqqeverisje, tani dhe në të kaluarën.

Përmes një komunikate VLEN shkroi se për një muaj u shpartallua kulla e ndërtuar për dy dekada me krim dhe korrupsion! Përmendin shpalljen non grata dhe arratisjen e Grubit, akuzat për keqpërdorime milionëshe, marrjen e pasaportës Ramiz Merkos, viktimizimin e të rinjve shqiptarë duke i përfshirë në djegie flamujsh, korrupsionin në Lotarinë Shtetërore, tentimin për rikthimin e Gruevskit e të tjera.

Integristët u kundërpërgjigjën po ashtu me një listë, të titulluar “5 ditë, 5 skandale: keqqeverisja e javës nga s’VLEN”, ku përmendin:

Në fund dy taborët zotohen se punojnë për shqiptarët, VLEN duke e quajtur veten “shpresa e shqiptarëve”, ndërsa BDI si “mbrojtëse e drejtësisë, barazisë dhe dinjitetit të shqiptarëve”.