Ka nisur mbledhja e VLEN-it, pas vendimit të Aleancës për Shqiptarët-krahu i Taravarit, që në zgjedhje lokale të dilet me lista të veçanta të këshilltarëve, përcjell TV21. Në mbledhje nuk ka asnjë përfaqësues të ASH-Taravarit.

Paraprakisht, nga partia e Taravarit për TV21 thanë se nuk kanë marrë ftesë për këtë takim të VLEN.

“Deri më tani si ASH nuk kemi marrë njoftim për takimin”, tha shkurt për TV21 sekretari gjeneral i ASH-së Blerant Ramadani.

Nga ASH-Taravari mbrëmë vendosën që në zgjedhje lokale të shkojnë me lista të veçanta për këshilltarë, ndërsa theksuan se për kandidatët për kryetarë të komunave, janë të hapur për bashkëpunime me të gjitha partitë. Për këtë vendim, sot pritet që pas mbledhjes të përgjigjen partitë e tjera në VLEN.