
Të dashur bashkëqytetarë,
Këto zgjedhje nuk janë për përçarje, por për të ardhmen e komunës sonë Bërven ivës.
Më vjen keq që po përpiqen ta ndajnë popullin mbi baza etnike, kombëtare apo fetare.
Kjo nuk është rruga që çon përpara, kjo është rruga që na çon prapa.
Ne, gjatë viteve të kaluara, dëshmuam se suksesi ndërtohet me punë, ndershmëri dhe bashkim.
Rikonstruktuam shkolla, ndërtuam kënde lojërash për fëmijë dhe fusha sportive, asfaltuam rrugë, i zgjeruam rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Këto janë projekte që nuk bëjnë dallim mes njerëzve ato u shërbejnë të gjithëve.
Në komunën e Bërvenicës jetojnë maqedonas dhe shqiptarë, por mbi të gjitha jetojnë njerëz që duan një të ardhme më të mirë.
Dhe atë të ardhme do ta ndërtojmë së bashku.
Atyre që bëjnë thirrje për përçarje ju drejtohem:
Komuna e Bërvenicës nuk do të ndahet, Komuna e Bërvenicës do të zhvillohet!
Populli nuk do përçarje, populli do punë dhe rezultate!
Ta ruajmë komunën tonë të bashkuar, ta ndërtojmë me dashuri dhe respekt.
Komuna e Bërvenicës është shtëpia jonë e përbashkët, dhe ashtu do të mbetet!