Për VLEN në një parti, analisti Imer Selmani tha se shpreson që të rrezatojë në unitet duke shtuar se është në interes jo vetëm të partive politike, por edhe të qytetarëve që duan që përfaqësuesit e tyre të jenë më të zëshëm. Selmani uroi që ky kapitull të mbyllet dhe VLEN të funksionojë si një pasi siç tha, është edhe në interes të qytetarëve.
Ndërkohë, për analistit Sefer Selimi kjo situatë po kalon nga një cirkë në tjetrin dhe ka dy vite që “merremi me ngrirje-shkrirje dhe transformime” ndërkohë që vendi është në krizë ekonomike. Selimi shtoi se kjo është një temë e konsumuar.
