“Në çdo cep të vendit, në çdo lokal, në çdo mëhallë ndihet euforia e qytetarëve që BDI më në fund po merr fund. Pas më shumë se 20 vitesh keqqeverisje, mashtrime dhe arrogancë, shqiptarët janë zgjuar dhe po kërkojnë ndryshimin e vërtetë.

VLEN po shërben si shembulli më i mirë i politikës moderne shqiptare pa presione, pa shantazhe, pa kërcënime.
Ne komunikojmë me qytetarët, i dëgjojmë hallet e tyre dhe punojmë për çdo vendbanim, për çdo familje. Ne jemi pranë popullit, jo të mbyllur në zyra e bunkerë pushteti.

Nga ana tjetër, BDI është në fund të pusit. Çdo ditë del në pah marrëveshja e tyre e turpshme me Levicën, një bashkëpunim që tradhton interesin shqiptar për pushtet personal.
Kjo u pa qartë më 19 tetor, kur qytetarët ua dhanë dënimin e parë. Por goditja e fundit do të vijë më 2 nëntor, në Tetovë, Dibër, Dollnen, Bërvenicë e gjithandej ku shqiptarët kanë vendosur ta mbyllin kapitullin e BDI-së.

VLEN nuk ofendon shqiptarët, nuk i quan “zagarë” e “gazimestan” si Ali Ahmeti, por i nderon me përfaqësim dinjitoz dhe punë të përditshme.
Ne besojmë te dinjiteti, te bashkimi dhe te politika që i shërben qytetarit, jo xhepit personal.

VLEN është fryma e re, forca e ndryshimit dhe vula që shqiptarët do të kenë zë të pastër, të fortë dhe të ndershëm në çdo nivel të pushtetit.
Më 2 nëntor, të gjithë bashkë për ta mbyllur kapitullin e vjetër dhe për ta nisur epokën e re të shqiptarëve me VLEN!”, thuhet në komunikatën e VLEN.

The post VLEN: Shqiptarët zgjodhën dinjitetin, jo fyerjet e Ahmetit! appeared first on Alsat.