Flamurtari ka rigjetur më në fund fitoren duke mposhtur 1-0 në Vlorë kryesuesit e Vllaznisë, sfidë e vlefshme për javën e 27-të në Abissnet Superiore.

Goli vendimtar i takimit u shënua në minutën e 33-të, ku pas një krosimi perfekt të kapitenit Lorenc Trashi nga lrahu, Erald Maksuti e ul me kokë topin për Bolzan, ky i fundit e dërgon në rrjetë me një goditje të fuqishme.

Në minutën e 37-të, gjërat vështirësohen akoma edhe më shumë për shkodranët, të cilët mbeten me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Bismark Charles, pas ndërhyrjes së rëndë ndaj Trashit.

Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vlonjatët. Pavarësisht mundësive dhe rasteve për të dy ekipet në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Flamurtari fiton 1-0 dhe tani lë Tiranën në fund, duke u renditur në vendin e 9-të me 24 pikë, tri pikë më shumë se bardheblutë. Vllaznia mbetet në vendin e parë me 51 pikë

The post Vllaznia bie në Vlorë, fitore shprese për Flamurtarin appeared first on Telesport.