Flamurtari ka gjetur më në fund fitoren e parë për këtë sezon. Vlonjatët kanë mundur në shtëpi 1-0 Vllazninë. Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola.

Goli vendimtar u shënua në minutën e 73-të. Bolzan gjen fillimisht rrjetën pas një aksioni që nisi nga krosimi i Lorenc Trashit nga goditja e dënimit.

Arbitri anullon golin e Bolzan dhe drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, për prekje të topit me dorë nga Gurishta. Herald Marku tregohet i saktë dhe dërgon topin në rrjetë.

Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Flamurtari i gëzohet fitores së parë, Vllaznia edhe pse humbi mban ende vendin e parë me 19 pikë.

The post Vllaznia bie në Vlorë, Flamurtari gjen më në fund fitoren appeared first on Telesport.