Janë luajtur të shtunën tri ndeshjet e para të javës së 11-të të Superligës shqiptare në basketboll.
Kamza Basket fitoi 125-75 ndaj Elbasanit, duke konsoliduar pozitat në vendin e gjashtë në renditje. Fitorja me 50 pikë tregon qartë diferencat mes ekipeve. Për kamzalinjtë u dallua Murray me 30 pikë e 13 rebound.
Fitore të rëndësishme korri Vllaznia, që në fushën e saj mundi 88-73 Teutën, dy ekipe që synojnë fazën play off. Shkodranët u shkëputën që në fillim dhe e merituan fitoren falë 51 pikëve të dyshes Thomas-Bryant.
Ekipi i skënderbeut nuk zhgënjen në fushën e tij, duke mposhtur 100-73 Flamurtarin. Ndeshje e komanduar nga korcarët, ku u dalluan Ëakefield me 29 pikë e Mason me 27 pikë, më të mirët në fushë.
Superliga-Meshkuj, java e 11-të
Kamza Basket – Elbasani, 125-75
Vllaznia – Teuta, 88-73
Skënderbeu – Flamurtari, 100-73
Partizani – Fieri Basket, 11 janar
Besëlidhja – Apolonia, 11 janar
Tirana – Pogradeci, 11 janar
Renditja: Besëlidhja 20 pikë, Tirana 19 pikë, Apolonia 19 pikë, Vllaznia 19 pikë, Teuta 18 pikë, Kamza Basket 17 pikë, Skënderbeu 16 pikë, Elbasani 14 pikë, Partizani 12 pikë, Fieri Basket 12 pikë, Flamurtari 12 pikë, Pogradeci 11 pikë.
The post Vllaznia fiton duelin e pretendentëve ndaj Teutës, triumfojnë edhe Kamza Basket e Skënderbeu appeared first on Telesport.
