Pas fitores së rëndësishme ndaj Egnatias, Vllaznia ka nisur 2026 në mënyrë perfekte dhe sonte në “Air Albania Stadium” mundi me rezultatin 2-0 Dinamon, në një ndeshje që kuqeblutë madje kishin shanset për të thelluar diferencën me gola duke qenë se goditën shtyllën, shpërdoruan dy kundërsulme dhe panë edhe një gol t’i anulohej.

GOLI I BALAJT (VIDEO)

Ishte një sfidë e pazakontë pasi pati një pushim shumë më të gjatë se zakonisht për shkak të problemeve me energjinë elektrike në pushimin e ndeshjes. Për rreth 35 minuta nuk u luajt dhe madje lojtarët zbritën në pjesën e dytë në fushë duke bërë nxehjen nga e para.

Gjithsesi, në të dy pjesët, ishte Vllaznia e cila ishte më e qartë në krijimin e rasteve. Ekipi i Edi Martinit shënoi me penalltinë e shndërruar në gol nga Balaj dhe më pas në pjesën e dytë vulosi gjithçka me Kallakun në minutën e 85-të.

GOLI I KALLAKUT (VIDEO)

Sot u luajtën tri ndeshjet e mbetura qe ulen siparin e javë së 20-të të Abissnet Superiore. Fituan Partizani dhe Vllaznia, respektivisht përballë Teutës dhe Dinamos. Vora dhe Tirana u ndanë në barazim. Ditën e djeshme ishin luajtur ndeshjet e tjera, ku Egnatia dhe Elbasani u ndanë në barazim 2-2 kurse Flamurtari fitoi 3-0 ndaj Bylisit.

Vllaznia ka bërë kthimin e madh në dy javët e fundit. Tashmë ekipi i Martinit e shikon veten në vendin e dytë me vetëm 2 pikë më pak se Egnatia kryesuese. “Final Four” plotësohet me Elbasanin dhe Dinamon.

 

 

The post Vllaznia “i fik” dritat Dinamos në Tiranë: leksion shkodran nga djemtë e Edi Martinit. Ja si ndryshon renditja (VIDEO) appeared first on Telesport.