Vllaznia vijon të komandojë e pamposhtur këtë sezon Superligën në basketboll për meshkuj. Skuadra shkodrane, në takimet e javës së 5-të, fitoi 97-66 ndaj Flamurtarit në Vlorë. Ndeshje pa shumë histori, komanduar nga miqtë, ku u dallua Hibbitt, autor i 22 pikëve.
Fitore të thellë korri edhe Teuta, që në fushën e saj mundi një ekip pretendent si Tirana, që këtë sezon po zhgënjen shumë. Sfida u dominua nga durrsakët, që u shkëputën që në pjesën e parë dhe nuk e vunë në diskutim fitoren (Glynn me 23 pikë më i miri).
Skuadra e Kamza Basket bën detyrën në shtëpinë e saj, duke mundur 87-67 Pogradecin. Një ndeshje që nisi me rivalitet, por shpejt kamzalinjtë marrin frenat e lojës në dorë, duke u shkëputur gradualisht. Për vendasit u dallua Mohammed, që realizoi 24 pikë.
Në Fier, ekipi i Apolonisë fitoi thellë 116-74 ndaj Elbasanit, në një takim pa shumë emocione. Epërsia e skuadrës fierake ishte e ndjeshme, duke u thelluar me kalimin e kohës dhe merituar fitoren. Tri lojtarë të Apolonisë realizuan mbi 23 pikë (73 pikë së bashku).
Superliga-Meshkuj, java e 5-të
Flamurtari – Vllaznia, 66-97
Teuta – Tirana, 89-63
Apolonia – Elbasani, 116-74
Kamza Basket – Pogradeci, 87-67
Partizani – Skënderbeu, 9 nëntor
Besëlidhja (pushim)
Renditja: Vllaznia 10 pikë, Teuta 9 pikë, Kamza Basket 8 pikë, Besëlidhja 7 pikë, Apolonia 7 pikë, Tirana 6 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Partizani 5 pikë, Elbasani 5 pikë, Pogradeci 5 pikë, Flamurtari 5 pikë.
The post Vllaznia korr fitoren e pestë dhe nis shkëputjen, Teuta “leksion” Tiranës, triumfojnë Kamza e Apolonia appeared first on Telesport.
