Superliga shqiptare në basketboll për meshkuj ka zhvilluar këtë fundjavë takimet e javës së tretë. Besëlidhja kampione u mund 84-82 nga Vllaznia në “Asllan Rusi”, duke pësuar humbjen e parë sezonale. Një fitore me përmbysje e skuadrës mike.
Lezhjanët udhëhiqnin 51-34 në përfundim të pjesës së parë, por nuk arritën ta ruajnë këtë avantazh deri në fund. Vllaznia rikuperon në 20 minutat e dyta dhe fiton në sekondat e fundit falë Mogbo, autor i 20 pikëve e 11 rebound.
Fitore të vështirë korri Teuta, që në fushën e saj mundi 80-72 Skënderbeun, një takim i fortë deri në fund. Hubbart me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për durrsakët, që janë ende të pamposhtur, ndërsa 23 pikët e Carter për korcarët mbetën për statistikë.
Pas kohës shtesë fiton Partizani, që mundi 103-95 Flamurtarin në Vlorë dhe korri fitoren e parë sezonale. Edhe pse Engels realizoi 33 pikë për vlonjatët ato s’mjaftuan për të fituar, ndërsa për kryeqytetasit shkëlqeu Mejia, autor i 41 pikëve, lider në fushë.
Surprizon Kamza Basket, që triumfoi 77-74 në Fier ndaj Apolonisë, sfidë e ekuilibruar deri në sekondën e fundit. Dyshja Hancik-Morammed për kamzalinjtë realizoi 43 pikëm, duke fituar duelin me dyshen Thames-Davis, që realizuan 45 pikë për fierakët.
Fitoren e parë sezonale korri Tirana, që mundi 110-65 Pogradecin dhe duket se del nga kriza. Në ndeshjen e luajtur në “Fahtir Hoti”, skuadra bardheblu u shkëput që në periodën e parë dhe e thelloi avantazhin, ndeshje ku diferencën e bëri Kok, autor i 24 pikëve.
Superliga-Meshkuj, java e 3-të
Flamurtari – Partizani, 95-103
Apolonia – Kamza Basket, 74-77
Tirana – Pogradeci, 110-65
Teuta – Skënderbeu, 80-72
Besëlidhja – Vllaznia, 82-84
Elbasani (pushim)
Renditja: Vllaznia 6 pikë, Teuta 6 pikë, Besëlidhja 5 pikë, Kamza Basket 4 pikë, Partizani 4 pikë, Skënderbeu 4, Tirana 4 pikë, Elbasani 3 pikë, Pogradeci 4 pikë, Flamurtari 3 pikë, Apolonia 3 pikë.
The post Vllaznia mposht Besëlidhjen me përmbysje, shkodranët dhe Teuta kryesojnë Superligën me pikë të plota appeared first on Telesport.
