Sonte nis java e dytë e ndeshjeve të “Final Four”, për të përcaktuar ekipin kampion të këtij sezoni në Abissnet Superiore. Në “Air Albania”, do të ndeshen Vllaznia dhe Egnatia.
Vllaznia vjen pas humbjes 0-2 në ndeshjen e parë ndaj Dinamos, Egnatia vjen pas fitores 0-4 ndaj Elbasanit. Ekipi që fiton këtë duel, me shumë mundësi do të jetë edhe fituesi i titullit kampion ëpr këtë sezon. Ndaj, mund të quhet fare mirë një finale e parakohshme.
Dy trajnerët respektiv, Edi Martini dhe Nevil Dede kanë vendosur të zbresin në fushë me këto formacione:
VLLAZNIA XI: Pohls; Gurishta, Gjini, Pusi, Çelikoviç, Jago, Dros, Krymi, Kallaku, Balaj, Dodaj
EGNATIA XI: Tandilashvili; Alijev, Poçi, Xhemajli, Sota, Haime, Kryeziu, Aleksi, Fernando, Bakajoko, Gruda
The post Vllaznia për t’u rikthyer te fitorja dhe titulli, Egnatia për të vazhduar rrugën që nisi javën e parë. FORMACIONET ZYRTARE appeared first on Telesport.
