Abissnet Superiore 2026-2027 ka nisur mbrëmjen e sotme me përballjen mes Vllaznisë dhe Skënderbeut.
Në “Loro Boriçi” ka ndodhur gjithçka në pjesën e dytë.
Vendasit kanë zhbllokuar rezultatin me një gol të Mustës në minutën e 50-të, i ndihmuar nga një devijim, dhe katër minuta më pas ka ardhur goli i dytë për shkodranët me një penallti të Balajt.
Tri minuta më mbrapa ka ardhur reagimi i miqve, me Janaqin që ka ngushtuar diferencat me një gol spektakolar në minutën e 57-të.
Në minutën e 75-të, Skënderbeu ka gjetur edhe golin e barazimit me Bismark dhe ka arritur të largohet nga Shkodra me një pikë.
Vllaznia e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Dulis në minutën e 87-të për një prekje të topit me dorë prek topin me dorë.
The post Vllaznia shpërdoron dy gola avantazh, perla e Janaqit dhe Bismark befasojnë shkodranët (Video) appeared first on Telesport.
