Vllaznia i ka shkaktuar Elbasanit humbjen e parë në këtë sezon, pas fitores së shkodranëve 1-0 në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores.

Shkodranët gjetën golin në minutën e 41-të, ku Lirim Kastrati bën mjaft mirë nga krahu dhe kroson në zonë, edhe spe devitojet topi, në fund braziliani Andrey Yago e dërgon në rrjetë.

Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, rezultati nuk ndryshon deri në fund. Vllaznia fiton 1-0 dhe merr e vetme kryesimin me 13 pikë, Elbasani ndjek në vendin e dytë me 11 pikë.

The post Vllaznia ul me këmbë në tokë Elbasanin dhe merr kryesimin pas fitores së ngushtë në “Loro Boriçi” appeared first on Telesport.