U kundërpërgjigj VMRO-DPMNE, duke thënë se sa herë që LSDM del para kamerave dhe flet për ndërtimin apo lëshimin në përdorim të rrugëve, qytetarëve u vjen ndër mend vetëm një gjë: surlja, daullja dhe vallja. Sipas DPMNE-së, vallëzimi është e vetmja gjë që LSDM di të bëjë kur bëhet fjalë për projekte kapitale infrastrukturore. Për infrastrukturën rrugore, për të cilën në vetëm një vit qeverisje po punohet intensivisht dhe po vihen në funksion segmente të rëndësishme, VMRO ka një mesazh për LSDM-në: Projektet nuk i përkasin asnjë qeverie apo partie politike – ato janë projekte të qytetarëve dhe realizohen për nevojat e tyre.
