Më në fund qytetarët e rajonit të Pellagonisë po marrin një rrugë të rëndësishme për ekonominë, transportin dhe sigurinë. Rruga përmes Grykës së Farishit, segment i rrugës ekspres nga Drenova në drejtim të Gradskos, ka përfunduar, deklaroi deputeti i LSDM-së Mile Taleski. Ai nga terreni tha se LSDM-ja ka përfunduar mbi 90% të punimeve gjatë mandatit të saj, ndërsa partia në pushtet VMRO-DPMNE, sipas tyre, tani po lëvdohet me punët e qeverisë së kaluar.

“U përfunduan 2 tunele me vlerë rreth 6 milionë euro, që ishin pjesët më të ndërlikuara për ndërtim. Janë asfaltuar mbi 95% e gjatësisë totale të rrugës. Janë ndërtuar të gjithë elementët konstruktivë kyç: 21 ura, 11 mure mbajtëse, 15 prita, 1 viadukt dhe 1 galeri. Projekti është 10.2 kilometra i gjatë, me vlerë mbi 33 milionë euro – pjesa më e vështirë dhe më komplekse e trasesë në Grykën e Farishit u përfundua nga Qeveria e LSDM-së. Këtë qytetarët e dinë shumë mirë. Çfarë bëri VMRO-DPMNE? Për një vit të tërë, përfundoi vetëm një pjesë të vogël, sanoi një rrëshqitje dheu, vendosi 10 metra beton, dhe përfundoi një pjesë të sinjalistikës dhe të gardheve”, tha Mile Taleski – deputet i LSDM-së.