Kandidati për kryetar të komunës së Dellçevës nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ivan Gocevski, në tubimin e mbajtur para banorëve të kësaj komune, theksoi se shtylla kryesore e programit parazgjedhor është zhvillimi ekonomik dhe standardi më i mirë i jetesës për banorët e Dellçevës. Ai u zotua se nëse e merr besimin e qytetarëve do të bëjë të gjitha përpjekjet që kësaj komune t’i mundësoj ujë, rrugë të mira dhe mjedis të shëndetshëm jetësor.
“Dellçeva meriton ardhmëri, ardhmëri e krijuar mbi baza të një plani real, dije dhe kapacitet të fortë për popullin tonë, banorët meritojnë çdo shtëpi të ketë sasi të mjaftueshme të ujit kualitativ për pije. Do të rindërtojmë tubacionin kryesor të furnizimit për qytetin e Dellçevës, dhe do ti lidhim fshatrat Virçe, Grad, Stamer, Xvegor, Pole, Gabrovë, Oçipallë… Shtylla kryesore e programit tonë parazgjedhor është zhvillimi lokal ekonomik dhe standard më të mirë të jetesës për të gjithë qytetarët, përmes bashkëpunimit dhe partneritetit të drejtëpërdrejtë me Qeverinë e RMV-së, sektorin e biznesit. Do të vendosim raport të përgjegjshëm dhe të besueshëm”, deklaroi Ivan Gocevski, kandidat i VMRO-së për kryetar të Dellçevës. /Alsat.mk
The post VMRO në Dellçevë, premton zhvillim ekonomik dhe standard më të mirë jetësorë appeared first on Alsat.