I.R. nga Zhelina ka përfunduar nën pranga pasi është kapur duke vjedhur rrymën elektrike, duke u kyçur drejtpërdrejt në pajisjen matëse, por duke mos e matur fare rrymën e shpenzuar, transmeton TV21.
“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër I.R.(59) nga fshati Zhelinë për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “vjedhje të energjisë elektrike, të ngrohjes dhe të gazit natyror”. Më 22.10.2024, ekipet e EVN kanë kryer mbikëqyrje dhe kanë konstatuar se i denoncuari në mënyrë të paautorizuar ka marrë energji elektrike me lidhjen direkte në pajisjen matëse, pa kontroll dhe pa e matur energjinë elektrike të shpenzuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
