Voljebollistja tetovare Erjona Jonuzi, lidere e shërbimeve në Sllovaki

Volejbollistja tetovare Erjona Jonuzi vazhdon që të shkëlqejë në kampionatin e Sllovakisë në sezonin 2025/26. Në elitën e volejbollit në Sllovaki, Jonuzi pas zhvillimit të xhiros së 18-të kampionatit, është në vendin e parë në renditjen e volejbollistëve për numrin e shërbimeve (as) të realizuara.

 

Volejbollistja tetovare ka realizuar 27 goditje “AS” në përgjithësi, që e vendos atë në kreun e statistikave individuale në këtë kategori.

 

 

Me një përformancë të lartë në lojë, Erjona Jonuzit ka qenë kyçe për Klubin e Volejbollit “Nove Mesto nad Váhom” në këtë sezon, ku ka treguar një vazhdimësi të lartë  të realizimit të shërbimit, duke dhënë kontribut të rëndësishme në rezultatet pozitive për skuadrën e saj. Me këtë ritëm, ajo vazhdon të jetë një nga figurat më të dalluara në kampionatin elitar të Sllovakisë dhe një volejbolliste me ndikim të dukshëm në konkurrencë

The post Voljebollistja tetovare Erjona Jonuzi, lidere e shërbimeve në Sllovaki appeared first on Alsat.