Vora ka marrë fitoren e parë në historinë e saj në Superiore, duke qenë vetëm ndeshja e dytë. Ekipi i drejtuar nga Arjan Bellai ka mundur 2-0 në fushën e saj Tiranën.

Vora e nisi ndeshjen duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj bardhebluve. Në minutën e 34-të, krosimi i Jurgen Vrapit ndalet me dorë brenda zonës nga mesfushori i bardhebluve, Rafa. Nga pika e bardhë e penalltisë, Bernard Karrica i transferuar këtë verë te Vora tregohet i saktë. Pjesa e parë mbyllet 1-0.

Në fillim të pjesës së dytë, kombinim perfekt vrapi-Karrica, ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa shënon golin e dytë për Vorën. Në minutën e 68-të, kombinim i përkryer Karrica-Bardhi, ky i fundit asiston për Zunën, mbrojtësi shënon me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Pesë minuta para fundit, Tirana shënoi golin e nderit me Eliton përmes ekzekutimit perfekt të goditjes së dënimit. Bardheblutë e drejtuar nga Vangjel Mile kanë ende shumë punë për të bërë. Vora fiton përfundimisht 3-1 dhe shijon fitoren e parë në Superiore.

Në Kategorinë e Parë, Skënderbeu nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Lushnjës. Korçarët gjetën avantazhin që në minutën e 8′ me Ukiçin, i cili shënoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës. Barazimi i lushnjarëve erdhi në minutën e 69-të me Korreshin, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga një goditje dënimi.

The post Vora merr fitoren historike në Superiore, spektakël ndaj Tiranës. Skënderbeu “ngec” në Lushnje appeared first on Telesport.