Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, Në zonat më të larta reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Do të ketë edhe erë të lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 11 gradë.
Në Shkup, moti do të mbetet kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme shiu. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të zbresë në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 8 gradë Celsius.
