Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta me reshje të shiut dhe borës. Në male reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore (në disa vende mbi 70 kilometra në orë), informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 8, ndërsa ajo maksimale prej 5 deri 13 gradë Celsius. 

Në Shkup, mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të shiut. Në fund të ditës në pjesët më të larta të luginave reshjet do të jenë të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 8 gradë. 

Të hënën moti do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë, ndërsa në disa vende përkohësisht do të bie borë e dobët. Do të fryjë erë e fuqishme veriore. Pastaj moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me erë me temperatura të mëngjesit të cilat kudo do të jenë negative, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje.