Në fjalën përfundimtare, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe të akuzuarit e tjerë në rastin për vrasjen e Liridona Ademajt. Prokurorja Javorka Perlinqeviq gjatë fjalës së saj, tha se Murseli, bashkëshorti i Ademajt, ka vepruar për përfitim financiar dhe moral, duke e simuluar një grabitje në të cilën viktima është trajtuar si “dëm kolateral”, teksa sipas aktakuzës, ai ka marrë pjesë në organizimin dhe planifikimin e vrasjes.

Perlinqeviq i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të shpallë fajtorë të akuzuarit dhe të dënohen me burgim të përjetshëm, duke argumentuar se veprimi, mënyra e kryerjes, sjellja pas ngjarjes dhe tentativat për manipulim publik rëndojnë pozitën e tyre, ndërsa sipas saj nuk ekzistojnë rrethana lehtësuese, raporton Betimi për Drejtësi. Liridona Ademj u vra në nëntor të vitit 2023. Murseli akuzohet për planifikimin e vrasjes. Granit Plava akuzohet se e ka kryer vrasjen, ndërkaq Kushtrim Kokalla akuzohet se e ka njoftuar dorasin e dyshuar me Murselin

The post Vrasja e Liridonës, kërkohet burg i përjetshëm për të akuzuarit appeared first on Alsat.