Kyle Walker ka kërkuar largimin nga Manchester City dhe kërkon ta vazhdojë karrierën diku tjetër. Anësori nuk ka qenë fare i grumbulluar në fitoren e City-t 8-0 ndaj Salford në FA Cup, ndaj largimi i tij është i sigurt.
Kjo gjë është pranuar edhe nga vetë Pep Guardiola, i cili pohoi seWalker do vazhdojë karrierën diku tjetër. Një nga ekipet që është hedhur direkt në sulm për Walker është Milan.
Nicolo Schira raporton se Walker është në negociata me kuqezinjtë, anësori anglez iu ka treguar kushtet e tij, ku kërkon një kontratë deri në vitin 2027, me pagë 4 milionë euro në sezon, pa harruar dhe bonuset e tjera.
Përveç Milan-it, edhe Interi-i interesohet për kapitenin e Manchester City, por nuk mungojnë ofertat joshëse as nga Arabia Saudite. Megjithatë, dëshira e lojtarit është që të vazhdojë ende në Europë.
The post Walker është i hapur për kalimin te Milan, por vetëm nëse kuqezinjtë i plotësojnë këto kërkesa appeared first on Telesport.

 
                    