Komuna e Çairit në seancën e sotme ka shpallur qytetar nderi gjeneralin amerikan Wesley Kanne Clark, përcjell TV21. Këtë e ka bërë të ditur sekretari i komunës, Faruk Nevzati.
“Vetëm ata që janë thellë të mishëruar me zhvillimet historike dhe proceset që lidhen me shtete formimin e Republikës së Kosovës e dinë se sa është e rëndësishme figura e gjeneralit amerikan Wesley Kanne Clark për shqiptarët! Akti i sotëm i shpalljes “Qytetarë Nderi” i Komunës së Çairit nga ana e kryetarit Visar Ganiu, të gjeneralit amerikan simbolizon mirënjohjen tonë për kontributin e gjeneralit dhe SHBA-ve për paqen në rajon. Nderë i jashtëzakonshëm për mua që sot para këshilltarëve të Komunës së Çairit të jap arsyetimin për mbajtjen e mbledhjes për shpalljen “Qytetarë Nderi” të mikut të madh të kombit shqiptarë gjeneralit Wesley Kanne Clark. Mirënjohje edhe për këshilltarët komunal të cilët në mënyrë unanime votuan këtë vendim!”, ka shkruar Nevzati.

