Bota e aviacionit është vazhdimisht në zhvillim e sipër.
Një risi e tillë, padyshim më e dukshmja për pasagjerët, është futja e WiFi të shpejtë në fluturim.
Kanë ikur ditët kur e vije telefonin në modalitetin “flight mode” përpara se të hapje një libër që e braktisje pas disa faqesh.
Tani, jemi vazhdimisht të lidhur: Aty ku dikur mund të kishe fatin të dërgoje një mesazh me tekst, tani mund të transmetosh video me cilësi të lartë – dhe kjo kryesisht falë ofruesit të internetit satelitor Starlink.
Meqenëse Lufthansa Group është kompania e fundit që njofton futjen e kësaj teknologjie në aeroplanët e saj, ja një vështrim se si funksionon e gjitha.
Çfarë është Starlink dhe si funksionon?
Starlink, e cila është një degë e SpaceX të Elon Musk , ofron akses në internet në të gjithë globin duke përdorur një konstelacion satelitësh.
Kur një përdorues hyn në internet nëpërmjet Starlink, të dhënat transmetohen në një nga më shumë se 6,750 satelitët që ndodhen aktualisht në orbitë, të cilët më pas dërgohen në një antenë marrëse në bord, shkruan euronews.
Ndryshe nga satelitët tradicionalë, të cilët orbitojnë Tokën gati 36,000 km mbi ekuator, satelitët e Starlink përdorin një orbitë të ulët të Tokës.
The post WiFi në ajër – këto janë të gjitha linjat ajrore evropiane që ofrojnë Starlink appeared first on Alsat.



