Kanë vijuar takimet e raundit të parë në grand slam të Wimbledon. Numri 2 në botë për femra, tenistja amerikane Coco Gauff, u eliminua që në start. Ajo u mund 2-0 nga ukrainasja Dayana Yastremska.
Një tjetër teniste “big” që eliminohet shumë shpejt është Jessica Pegula e Amerikës. Nuk zhgënjen tenistja polake Iga Swiatek, që siguron një biletë për në raundin e dytë. Më tej avancojnë edhe Barbora Krejcikova e Danielle Collins.
Nuk ka surpriza të meshkujt, teksa numri 1 në botë, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-0 ndaj patriotit të tij Luca Nardi. Kualifikohet edhe serbi Novak Djokovic, që mundi 3-1 Alexandre Muller.
The post Wimbledon me surpriza të mëdha te femrat, kualifikohen Sinner e Djokovic te meshkujt appeared first on Telesport.
