Pas dështimit në sezonin e parë në Premier League te Newcastle, Nick Woltemade u zyrtarizua ditën e fundit të merkatos te Juventus, në formë huazimi.
Karl-Heinz Riedle, ish-sulmuesi i Lazios, Gjermanisë dhe Borussia Dortmund, në një intervistë për Gazzetta dello Sport, ka treguar më gjatë karakteristikat e Nick Woltemade dhe pritshmëritë ndaj tij.
“Ai është më shumë një sulmues nëntë e gjysmë sesa një qendërsulmues tradicional. Është shumë i gjatë, kjo është e vërtetë, por ka këmbë delikate: jini të sigurt se e di shumë mirë se ku është porta. Ai ka karakteristika mjaft unike. Është e vështirë ta krahasosh atë me një numër nëntë gjerman. Përkundrazi, në përmasat e duhura, në lëvizje të caktuara ai më kujton Ibrahimovicin e ri. Ibra, megjithatë, është Ibra…
Nëse ai ndjen besimin e Luciano Spallettit, do të arrijë shifra dyshifrore: ndoshta rreth 15 gola. Ai mund të luajë edhe si sulmues i dytë dhe partner i Kolo Muanit në një lloj formacioni 4-4-2”, tha Riedle.
The post “Woltemade është një 9-sh e gjysmë, më kujton Ibrahimovicin e ri. Do të shënojë 15 gola” appeared first on Telesport.
