E ardhmja e Jules Kounde mund të jetë në Londër dhe konkretisht te Chelsea. Sipas TEAmtalk, Jules Kounde është prioriteti kryesor i “Bluve” për merkaton e janarit.

Ashtu si Barcelona, ​​edhe Chelsea po kërkon për një mbrojtës të ri këtë dimër. Francezi i Barcelonës mund të përshtatet në mënyrë të përkryer në skemën me tre mbrojtës të Xabi Alonsos.

Sipas raportimit në fjalë, javët në vijim pritet të ketë një takim mes drejtuesve të klubit londinez dhe përfaqësuesve të Kounde, për të diskutuar më shumë për këtë lëvizje të mundshme.

Nga ana tjetër, Barcelona pretendon një shifër mbi 60 milionë euro për të lënë të lirë Kounde, i cili është nën kontratë me katalanasit deri në vitin 2030.

The post Xabi Alonso e do që në janar, ylli i Barcelonës është prioriteti i Chelsea për merkaton e janarit appeared first on Telesport.