Xabi Alonso nuk humb kohë dhe prej ditësh ka nisur nga puna për të projektuar ekipin për sezonin e ri. Tekniku spanjoll ka filluar të marrë vendimet e para, të cilat do shkaktojnë jo pak trazira. Tre lojtarë të rëndësishëm nuk përshtaten në planet e Alonso-s dhe largimi i tyre nga klubi duket se është çështje e mbyllur. Për dy emrat e parë nuk është ndonjë surprizë e madhe, sepse janë përfolur prej kohësh për një largim të mundshëm nga Reali.

Bëhet fjalë për Fran Garcia dhe David Alaba. I pari nuk ka bindur aspak drejtuesit me perfomancat e tij, ndaj nuk është çudi që të largohet. I dyti ka vuajtur shumë nga dëmtimet, që e kanë penguar të tregojë potencialin e tij të vërtetë. Po ashtu problem është edhe rroga e majme që ai merr, 22 milionë euro në sezon. Kjo është edhe një tjetër arsye e fortë për largimin e tij.

Emri i tretë është disi surprizë, bëhet fjalë për Aurelien Tchouameni, për të cilin klubi madrilen pagoi 80 milionë euro te Monaco, por francezit i mungon qëndrueshmëria gjatë gjithë sezonit dhe pikërisht për këtë arsye Alonso ka kërkuar largimin e tij.

Trajneri i ri i “Los Blancos” dëshiron të ndërtojë një ekip të përshtatur sipas nevojave të tij dhe nuk është i gatshëm të presë shumë gjatë. Këto largime jo vetëm që do t’i lejojnë atij të lirojë hapësirë ​​në skuadër, por edhe në buxhet, gjë që është thelbësore për t’u përforcuar në pozicionet e tjera më të nevojshme.

The post Xabi Alonso i prerë, iu bën dalje 3 yjeve të Real Madridit. Mes tyre, edhe lojtari 80 milionë eurosh appeared first on Telesport.