Xavi Hernández (Terrassa, 1980) mbush këtë të shtunë 45 vite jetë. Ai do ta festojë këtë përvjetor dot pasdite në Barcelonë, në mjedisin e tij familjar dhe me miqtë më të ngushtë. Një familje (me gruan e tij Nuria dhe dy fëmijët) të cilës, pas kaq shumë kohësh stresi (nuk pushoi kurrë gjatë kalimit nga lojtari te trajneri në Katar dhe kalimit nga Katari te Barça), i ka kushtuar të gjithë kohën e vet cilësore.

Xavi ka qenë i pranishëm në rrjetet sociale duke shijuar kohën me familjen dhe disa angazhime si legjendë (ndeshje FIFA) ose si tifoz i Barcelonës (ishte në 125-vjetorin e Barçës). Ikona nga Terrassa nuk e ka harruar pasionin e tij, futbollin, as përgjegjësinë aktuale, atë të trajnerit.

Xavi tashmë ka në mendje projektin e tij të ri, të cilin askush nuk e di se ku do të jetë, por e di se çfarë do të jetë. “Ai po bëhet gati për një klub europian me ambicie dhe projekt afatmesëm-afatgjatë”, – thonë ata që e njohin më mirë. Duke e përjashtuar tani Spanjën (Barça, ose asgjë tjetër), ky projekt do të duhet të jetë në Europë. Një klub me histori, mundësi për të fituar gjëra dhe që beson tek katalanasi. Të gjitha shenjat tregojnë për qershorin. Do të ishte shumë e çuditshme që Xavi të merrte tani përsipër diçka, megjithëse asgjë nuk është e pamundur. Përfaqësuesit e tij, Arturo Canales dhe Fernando Solanas, janë gjithmonë në gatishmëri.

Është e vërtetë që Xavi, gjatë gjithë kësaj kohe “pushimi”, nuk ka pasur asnjë paraqitje publike. Kanë qenë shumë kërkesat për intervista që i kanë ardhur, por asgjë. Ai donte qetësi dhe që vorbulla e largimit të papritur nga Barça të qetësohej. Duke nisur nga shkurti, nuk do të ishte e çuditshme ta shihnim në ndonjë intervistë ekskluzive në media të njohura europiane.

Mund të jetë një grafik i 8 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe teksti

Edhe pse i urren krahasimet, “xavistët”, që ekzistojnë dhe janë shumë, kujtojnë se Barça e tij fitoi La Liga-n dhe Superkupën në dy sezone e gjysmë të drejtimit të tij si trajner (2021-2024). Po kështu, ai zbuloi dhe lançoi me guxim shumë djem të rinj për të ardhmen e klubit (Lamine, Cubarsí, Balde…). Rezultatet e tij ishin pozitive (në Europë, jo, është e vërtetë).

Për shembull, Hansi Flick (që është një trajner i shkëlqyer, kujdes) ka 14 pikë më pak se Xavi në këtë fazë (java e 20-të) e sezonit të tij të parë të plotë; si dhe 5 pikë më pak se në sezonin e dytë të plotë të Xavit. Në këtë moment, në sezonin 2022-2023, Xavi kishte 53 pikë, ndërsa Flick ka tani 39 pikë. Në këtë moment, në sezonin 2023-2024, Xavi kishte 44 pikë, ndërsa Flick ka 39 pikë tani. Nuk do të thotë asgjë…, por janë të dhëna. Të dy, për shembull, ia dolën të shënonin nga 4 gola ndaj Real Madridit në “Bernabeu”.

Gjatë kësaj kohe, Xavi ka pushuar, por nuk ka ndaluar së formuari, duke parë futboll, analizuar lojën me bashkëpunëtorët e tij (me vëllain, Óscar, mbi të gjithë) dhe vizualizuar detaje teknike për t’i implementuar në përvojën e ardhshme, që do të vijë. Në fakt, çdo herë që ndonjë klub mbetet pa trajner (Porto, Manchester United, Inter Miami….), media ka nënvizuar emrin e tij si kandidaturë serioze. Realisht ka pasur pak të vërteta, pasi ai do të kalojë një vit pushim, për të u rikthyer me më shumë forcë.

Xavi kurrë nuk e kuptoi një pjese të “flakës armiqësore” që i erdhi nga Katalonja, kur gjërat nuk dolën siç pritej (ndodhi që ndonjëherë kishte rezultate të këqija dhe kjo është e dukshme). Disa herë, nga kritika u kalua në shkatërrim. Për këtë arsye, ky vit jashtë zhurmës së madhe i bën mirë për t’i parë gjërat në perspektivë.

Janë 45 vite jetë, ka shumë si trajner përpara vetes. Gëzuar për legjendën!

 

The post Xavi feston 45-vjetorin e lindjes. Çfarë bën, planet për të ardhmen dhe rikthimi i afërt si trajner appeared first on Telesport.