“Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer dhe i trishtuar, sepse deri para kësaj ndeshjeje isha shumë krenar për lojtarët e mi. Ajo që ndodhi sonte ishte e pabesueshme. Ishte një tronditje për mua si trajner”.
Trajneri i Holandës iu kërkoi falje tifozëve dhe kritikoi ashpër paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Gjermanisë, çka e tregon disfata e rëndë 5-0: “Duhet t’iu kërkojmë falje tifozëve. Tri ditë më parë treguam anën tonë më të mirë, ndërsa sonte shfaqëm më të keqen. Nuk treguam vlerat dhe shpirtin luftarak që duhet të ketë kjo skuadër. Duhet të ndryshojmë mentalitetin. Kjo është e papranueshme”.
Ai ishte veçanërisht kritik për reagimin e lojtarëve pas golave të pësuar: “Kur rezultati shkoi 2-0 dhe më pas 3-0, skuadra u dorëzua psikologjikisht. Kjo nuk mund të ndodhë. Pa shpirt luftarak është e pamundur të konkurrosh”.
Xavi mori përgjegjësinë, por theksoi se edhe lojtarët duhet të mbajnë pjesën e tyre të fajit: “Unë marr përgjegjësinë për gjithçka që ndodhi, por sigurisht që edhe lojtarët kanë përgjegjësinë e tyre. Jemi një skuadër, një familje. Folëm pas ndeshjes dhe do të mësojmë nga kjo situatë”.
Për mungesat e Virgil van Dijk dhe Frenkie de Jong, ishte i prerë: “Kjo nuk ka të bëjë fare me mungesën e tyre. 99% e këtij rezultati lidhet me vlerat që nuk treguam në fushë. Duhet të ndryshojmë shumë gjëra dhe kemi nevojë për lojtarë me shpirt luftarak”.
Ai paralajmëroi gjithashtu se do të rishikojë zgjedhjet për grumbullimet e ardhshme.
The post Xavi Hernández, pas humbjes 5-0: Ishte e turpshme, 99% e kësaj disfate erdhi nga mungesa e vlerave tona appeared first on Telesport.
