Futbollisti i Sunderlandit dhe Kombëtarës zviceane Granit Xhaka, ishte i ftuar në një rubrikë të veçantë të Sport Bible, ku krahasuar ushqimet e vendeve të tjera të botës me ato britanike.

Por, në një moment ai nuk ka pasur dyshim aspak kur erdhi puna tek ajvari, një specialitet tradicional kosovar.

Xhaka pa hezitim e zgjodhi atë duke thënë se ky produkt hahet goxha shumë edhe te familja e tij sidomos në mëngjes.

“Pa dyshim e zgjedh ajvarin. Në Kosovë, të gjithë e hamë për mëngjes. Ndodhet në çdo shtëpi, madje edhe unë vetë e konsumoj rregullisht në shtëpinë time”, deklaroi kapiteni i “Maceve të Zeza” transmeton Klankosova.tv.

Kjo deklaratë e tij, është parë në opinion sikur promovim i ushqimeve tradicionale shqiptare.

The post Xhaka zgjedh ajvarin para të gjithave: Në Kosovë të gjithë e hamë për mëngjes (VIDEO) appeared first on Veriu.info.