Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka thënë se një ‘’propagandë e egër’’ fillon kundër LDK’së, kur kjo e fundit fillon ringritjen.
Kica, në postimin e saj, ka thënë edhe se, rrugën që LDK’ja ka nisur nuk ndalet.
Postimi:
Kur LDK fillon ringritjen, se ç’fillon propaganda e egër kundër saj!
Dikujt, që prehjen po e gjen në shpifje në “gazeta”serbe, e fatkeqësisht dhe në “medie” në gjuhën shqipe, po i dhemb më shumë bashkimi ynë se sa ndarja në të cilën po kalon kjo shoqëri, e se sa lakmia e pushtetit që rrënon teksa ecë.
T’dashur, me qetësi, se këtë rrugë që kemi nisë s’e ndalni, se durimi ynë ka temel’ që shpifjet e juaja s’i arrijnë!
Ecim tutje 
Doarsa
