Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka zbuluar për ndjekësit e saj në rrjetet sociale blerjen e një veture të re luksoze.

Bukuroshja publikoi pamje pranë automjetit të saj të ri, një Range Rover me ngjyrë të zezë.

E veshur me shumë elegancë, Xheneta u shfaq tejet e lumtur gjatë prezantimit të veturës së re.

Foto: Instagram

Postimi i saj ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë kursyer urimet dhe komentet pozitive për blerjen e re të saj.

Range Rover konsiderohet një nga markat më prestigjioze në kategorinë e SUV-ve luksoze, ndërsa vlera e modelit si në foto varion nga 70 deri në 100 mijë.

Foto: Instagram

Fetahu po vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura dhe të komentuara në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Me këtë blerje të re, ajo duket se ka realizuar një tjetër dëshirë të saj, duke e ndarë gëzimin edhe me publikun që e ndjek prej vitesh.

The post Xheneta Fetahu i bën vetes dhuratë një veturë të re luksoze appeared first on Veriu.info.