Sipas raporteve, Entoni Xhoshua është lënduar në një aksident automobilistik në Nigeri, i cili la të vdekur dy persona të tjerë. Xhoshua, 36 vjeç, ndodhej në automjet kur ai përplasi një kamion të parkuar në autostradën Lagos-Ibadan në Makun, sipas mediave lokale.

Pamjet e postuara online duket se tregojnë ish-kampionin e botës në peshat e rënda pa këmishë dhe i hutuar, teksa ulet në “Jeep”-in Lexus të shkatërruar mes xhamave të thyer.

Më vonë ai shihet duke u ulur në sediljen e përparme të një automjeti emergjence, duke folur me zyrtarët. Raportohet se Xhoshua ka marrë lëndime të lehta, ndërsa dy persona të tjerë u deklaruan të vdekur në vendin e ngjarjes./GazetaExpress/

The post Xhoshua lëndohet në një aksident në Nigeri, vdesin dy persona appeared first on Alsat.